“UEFA ka lënë 400 mijë euro si trashëgimi në Air Albania”, Ibrahimi tregon: Rritje çmimesh të hoteleve edhe në Durrës, në Tiranë janë mbushur

Erand Ibrahimi ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Fokusi kryesor ka qenë finalja e Conference League, që do të zhvillohet në Air Albania. Ibrahimi është shprehur se UEFA ka investuar 400 mijë euro në stadium në disa detaje të vogla për të qenë në perfeksion për finalen dhe kjo do të mbes si trashëgimi.

“Dje kanë ardhur përfaqësues të dy klubeve, Romës dhe Feynordit. Kanë parë gjithçka, që nga ana logjistike për pjesën e transportit deri te detajet teknike të ndeshjes. Pra transporti ku do të kalojnë ekipet, hotelet, kanë parë dhomat e zhveshjeve dhe stadiumin. Cmimet e rritura të hoteleve në Tiranë? Pjesa e inflacionit në çmime të hoteleve, kam përshtypjen se do të zgjerohet edhe në Durrës. Është e pazakontë, pasi ky është eventi.

Kërkesa është jashtëzakonisht e lart për akomodim dhe prandaj ka luhatje çmimesh, pavarësisht se këtu është shumëfishuar. Edhe me këto çmime që janë vendosur, janë ezaruar të gjithë hotelet në Tiranë mesa di. Stadiumi është perfekt, por për shkak të rëndësisë së ndeshjes, UEFA e ka përshtatur. UEFA ka investuar 400 mijë euro në disa zona të ndryshme, te zona e media, te dalja e hyrja e lojtarëve, në element të këtij tipi. Ato do të mbeten si trashëgimi”, tha Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online