Tifozët e Ferencvaros i japin goditje të madhe klubit serb, një banderolë epike i hesht përgjithmonë te Crvena Zvezda

Tifozët e Ferencvaros, klubi i të cilit siguroi vendin e parë në Grupin H të Europa League, bënë një koreografi interesante në ndeshjen e fundit. Në të gjithë tribunën, ata shfaqën një banderol në të cilën ishte vizatuar një makinë e Formula 1 në ngjyrat e Ferencvaros, pas saj ishin Monaco dhe Trabzonspor, të cilat mund të shihen në pasqyrën e pasme, ndërsa makina e Zvezdës fluturoi nga pista dhe u përplas, ndërsa nga ky automjet dilte tym.

Kjo ishte përgjigja e tifozëve të Ferencvaros për postimin e mëparshëm të klubit serb, teksa e treguan garën e grupit nëpërmjet makinave të Formula 1. Pas pesë javëve të luajtura, Ferencvaros është i pari në tabelë me 10 pikë, Monaco është i dyti me 7 dhe Trabzon dhe Zvezda kanë nga 6. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online