“Ata po vijnë, më në fund po vjen United”! Guardiola mërzit tifozët e Manchester City, sheh rivalët e përjetshëm për titull kampion

Pep Guardiola edhe këtë sezon ka një skuadër të madhe në dispozicion dhe po merr rezultate të shkëlqyera me Manchester Cityn. Aktualisht, klubi i tij po lufton me Arsenalin për vendin e parë në Premier League, por sigurisht që është e qartë për të gjithë se Manchester City është favorit absolut në atë luftë. Eksperienca, paratë, gjithçka është në anën e Manchester Cityt, por edhe lojtarët e Arsenalit, të cilët po luajnë shumë mirë këtë sezon, nuk dorëzohen aq lehtë. Pep Guardiola ka bërë një deklaratë interesante dje për rivalin e tij, skuadrën e Manchester United, me të cilën tifozët e klubit nuk do të jenë aspak të kënaqur.

Guardiola beson se Manchester United më në fund po zgjohet dhe do t’i bashkohet luftës për titullin kampion këtë sezon. “Kam një ndjenjë që United po vjen. Më në fund po vjen United”, tha Guardiola, fjalë që me siguri do të zhgënjejnë tifozët e Manchester Cityt. Sigurisht, atyre u pëlqen kur vuajnë rivalët e tyre të qytetit dhe nuk do të jenë veçanërisht të lumtur që United po luan ndeshje të mira, edhe pse Guardiola ishte i lumtur për këtë. “Kam parë ndeshjen kundër Chelseat dhe ndeshjen e Europa League. Mendova menjëherë se më pëlqen ajo që shoh. Ata kanë shumë ndeshje përpara dhe mendoj se mund të luftojnë për Champions League dhe titullin”, përfundoi Guradiola. Trajneri i Manchester Cityt pohon se këtë sezon lufta për trofeun do të jetë shumë e pasigurt, ndoshta më e pasigurta në vitet e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online