Tifozët e Ferencvaros, klubi i të cilit siguroi vendin e parë në Grupin H të Europa League, bënë një koreografi interesante në ndeshjen e fundit. Në të gjithë tribunën, ata shfaqën një banderol në të cilën ishte vizatuar një makinë e Formula 1 në ngjyrat e Ferencvaros, pas saj ishin Monaco dhe Trabzonspor, të cilat mund të shihen në pasqyrën e pasme, ndërsa makina e Zvezdës fluturoi nga pista dhe u përplas, ndërsa nga ky automjet dilte tym.
Kjo ishte përgjigja e tifozëve të Ferencvaros për postimin e mëparshëm të klubit serb, teksa e treguan garën e grupit nëpërmjet makinave të Formula 1. Pas pesë javëve të luajtura, Ferencvaros është i pari në tabelë me 10 pikë, Monaco është i dyti me 7 dhe Trabzon dhe Zvezda kanë nga 6. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Start se bliži! Ko ?e biti najbrži?
???#fkcz pic.twitter.com/DlojplkiDF
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) September 7, 2022
? Incredible choreography!
Ferencvaros #ultras #tifo #UEL pic.twitter.com/0GqQiIg5TV
— Fanatics of Football (@footynews129) October 27, 2022