Tifozët e Atalantës e quajtën Vlahoviçin“cigan“, deklarata skandaloze e Gasperinit: Edhe ne kemi Gjimshitin dhe Pasaliçin të asaj etnie

Dushan Vlahoviçi uli siparin e ndeshjes mes Atalantës dhe Juventusit, ku shënoi një gol spektakolar në minutën e 98. Por pavarësisht kënaqësisë së marrë nga goli dhe tre pikët, sulmuesi serb është përballur me kore fyese nga tifozeria e Atalantës. Nga tribunat janë dëgjuar thirrja “cigan“, çka mediat italiane e kanë përcjellë si rracizëm ndaj lojtarit të Juventusit.

I pyetur në lidhje me këtë çështje pas ndeshjes, Gasperini ka bërë një deklaratë skandaloze për “Sky Sport“. Trajneri i Atalantës është shprehur se edhe në skuadrën e tij ka lojtarë të së njëjtës etnie dhe si shembull ka sjellë emrin e Gjimshitit. Edhe nëse i referohet faktit të etnisë serbe, edhe nëse i referohet ciganëve, Gasperini gabohet rëndë me Gjimshitin në të dyja këto raste.

“Pasalic, Djimsiti luajnë në Atalanta, Ilic-i, Sutalo dhe shumë lojtarë të atij grupi etnik kanë luajtur dhe gjërat duhet të diferencohen: ndonjëherë ka ofendime për gjëra të tjera, racizmi është një çështje shumë serioze dhe nuk duhet të ngatërrohet”, ka deklaruar Gianpiero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online