“Spalletti nuk e hoqi kurrë nga fusha për dy vite”, vlerësimi i madh për Rrahmanin nga media italiane: Si Albioli në versionin e tij më të mirë

Amir Rrahmani përjetoi këtë sezon kulmin në karrierën e tij. E nisi nga fushate Kosovës për të vijuar më pas në Shqipëri, ndërsa tashnë gëzon statusin e kampionit në një nga ligat më të forta të globit, në Serinë A. Një karrirë që nxit motivim për këdo që ëndërron të katapultohet nga ligat inferiore të Europës për të shkuar në majat e futbollit. “Tuttomercatoweb.com” i ka kushtuar një shkrim mbrojtësit shqiptar, duke pasqyruar karrierën e tij të veçanta që gjithnjë ka ardhur në rritje. Media italiane në fjalë e konsideron Rrahmanin si një nga blerjet më të mira të Giuntoli-t, si dhe e ngre në një nivel me ish-lojtarin e Real Madridit, Raul Albiolin.

“Amir Rrahmani është një nga intuitat më të rëndësishme që ka pasur Cristiano Giuntoli vitet e fundit. Kur Napoli vendosi ta blejë atë për të zëvendësuar një shtyllë si Raul Albiol, në janar 2020, qendërmbrojtësi kosovar kishte vetëm disa muaj në Serie A. Hellas Verona e kishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb dhe do ta mbajë në skuadër deri në tek tjetra. Ai mbërrin në Napoli me një detyrë më se të vështirë: në vitin e parë në bashkëjetesë me Maksimovicin, nga i dyti me fanellën e pronarit të qepur. Tre vjet në Napoli dhe gati 90 paraqitje për një lojtar me performancë të caktuar, i cili shpejt u dëshmua të ishte një element besimi i sigurt: fillimisht shpatulla perfekte e Koulibaly-së, pastaj supi i përsosur i Kimit.

Rrahmani mbërrin në Itali vetëm në moshën 25-vjeçare. Ishte një zbulim i drejtorit të atëhershëm të Scala-s, Tony D’Amico, i cili e bleu atë nga Dinamo e Zagrebit për pak më shumë se dy milionë dhe më pas e rishiti te Napoli, disa muaj më vonë, për rreth 14 milionë. Më parë një karrierë e gjatë që filloi në vendlindjen e tij, në Kosovë, më pas nisi në Shqipëri dhe Kroaci, mes Partizanit të Tiranës, RNK Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit. Dinamo e Zagrebit e bleu në vitin 2017 dhe i dha vitrinën e duhur për ta shitur më pas në Itali, në atë Serie A ku karriera e Rrahmanit padyshim mori hov. Spalletti nuk e ka hequr kurrë nga fusha në dy vite dhe Rrrhmani e ka shpërblyer me një vazhdimësi paraqitjesh të denja për Albiolin më të mirë. Tridhjetë vjeçar në shkurtin e ardhshëm, Rrahmani së shpejti do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027 me një opsion që mund ta lidhë me Napolin deri në fund të karrierës”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i për Amir Rrahmanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online