Luk Shou dhe Markos Roho janë shumë miq me njëri-tjetrin. Të dy janë pjesë e Mançester Junajtid dhe luajnë në rolin e mbrojtësit. Qëllimi kryesor është për të mos pësuar gol në ndeshje, por Roho lufton po njësoj edhe në stërvitje.
Mbrojtësi i majtë anglez ka folur për shokun e tij argjentinas në një prononcim për “Soccer AM”. Shou zbulon karakterin e ashpër të 29-vjeçarit, i cili nuk toleron kurrë dhe ua nxin jetën shokëve të tij edhe në stërvitje.
“Sinqerisht, askush nuk i afrohet Markos në stërvitje. Ai duhet pranuar ashtu siç është. Njerëzve iu pëlqen agresiviteti i tij dhe është e rëndësishme të kesh një lojtar të tillë në skuadër. Por, ndoshta, është më shumë seç duhet agresiv. Në 90% të rasteve ai të ndërhyn në spërkatë gjatë stërvitjeve dhe të gjithë duan t’i qëndrojnë larg”, përfundon Luk Shou.