Vangjel Mile ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shqiptar ka përgëzuar Marokun për paraqitjen e bërë në këtë Kupë Bote. Sipas tij, Kombëtarja afrikane i tregoi botës se si luhet në grup, duke mundur edhe ekipe si Spanja dhe Portugalia.
“Ekipi maroken ka treguar moral në fushë. I ka treguar botës se si luhet në grup. I ka treguar botës se si luhet në kolektiv, sepse kolektivi është ai që bën diferencën. Për këtë arsye kanë arritur aty ku kanë arritur. Thyen tiki-takën, thyen yjet e Portugalisë”, ka thënë Vangjel Mile./Halit Delibashi-Sport Ekspres/