“Mos i mungon edhe ndonjë trofe interqiellor”? Sulçe kundër idesë për të fituar Mesi Kupën e Botës: Kjo logjikë nuk më pëlqen

Një pjesë e mirë e sportdashësve dëshirojnë të shohin Lionel Mesin me trofeun e Kupës së Botës në duar. I vetmi trofe të cilin nuk e ka ngritur në karrierën e tij. Këtë dëshirë e ka shprehur edhe Endri Vrapi në emisionin “Botërori Katar 2022“, por ka hasur në kundërshtimin e Altin Sulçes.

Ky i fundit nuk është dakort me logjikën se duhet ta fitojë Mesi Kupën e Botës për arsyen e vetme se është i vetmi trofe që nuk e ka marrë në duart e tij.

“Po nuk jemi në magazinë ne që të themi i mungon Mesit apo nuk i mungon Mesit. Kjo logjika nuk më pëlqen. Mos i mungon edhe ndonjë (trofe) interqiellor?”, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online