“Ministër, po shihja Botërorin, ku janë lojtarët tanë aty?”! Diktatori i Bjellorusisë e bën për ujë të ftohtë: Ku i ke rezultatet, fiton vetëm medalje druri

Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko mori një qasje sovjetike për zgjidhjen e problemeve të sportit. Në pamje të parë duket si një satirë, veçse nuk është kur bëhet fjalë kur flasim për profilin diktatorial  të Aleksandër Lukashenko.

Ai e gjeti fajtorin kryesor te Sergej Kovalchuk, Ministër i Sporteve, si dhe disa zyrtarë të lartë dhe për fat të keq të tyre, Lukashenko po ndiqte ndeshjet e Botërorit në Katar dhe vuri re se Bjellorusia nuk ishte aty.

“Kupa e Botës po luhet. Sergej (Kovalchuk, Ministër i Sporteve) nuk i vura re futbollistët tanë atje. Apo më ka shpëtuar diçka mua? Për më tepër, krahasoj paraqitjet e futbollistët tanë me paraqitjet e atyre që luajnë në Botëror. Këta lojtarë i arrijnë këto rezultate edhe pse është dimër. Dhe si një ish-futbollist që ka luajtur shumë futboll, e pranoj se jam i frikësuar.

Ky sport si shumë të tjerë në këtë vend është në rrugë të gabuar, kur ju mora në punë shpresoja që si ushtar dhe si ekspert sporti do t’i vinit gjërat në rregull, nuk kam çfarë të them për zëvendëskryeministrin. Kanë kaluar shumë vite, ndaj ju pyes, ku janë rezultatet?”, tha Lukashenko, i cili më pas preku klubin më të famshëm të futbollit bjellorus, Dinamon e Minskut.

“Çfarë medalje fituan këtë vit? Asnjë, vetëm prej druri. Epo, nuk ju duhen para për të fituar medalje druri. Ju jeni përgjegjës për këtë klub. Unë ju urdhërova të kujdeseni për të dhe ju dhashë para për këtë”, tha Lukashenko. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online