Thyen rekordin e klubeve angleze, arritja e Guardiolës që pret kurorëzimin

Guardiola është shumë pranë ëndrrës së tij më të madhe, atë të fitimit të Uefa Champions League me Manchester Cityn. Spanjolli e ka fituar më parë këtë kompeticion me Barcelonën, megjithatë kritikët ja kanë dhënë meritën Mesit, Ksavit e Iniestës dhe kanë zbehur suksesin e Guardiolës. Sezoni 2020-2021 është mjaft pozitiv për Manchester Cityn që ka fituar Kupën e Anglisë dhe është duke u konfirmuar se kryesuesja e Premier Ligës.

Me fitoren e djeshme, “qytetarët” kanë thyer një rekord në historinë e futbollit anglez. Në 7 ndeshjet e fundit, Manchester City ka siguruar 7 fitore, duke parakaluar kështu edhe Manchester United, i cili kishte arritur 6 fitore radhazi. Pavarësisht nëse City arrin ta fitojë trofeun më të rëndësishëm europian, Guardiola është favoriti kryesor për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *