Thuajse zyrtare, Gjimshiti “ngjitet” në Serinë A

0

Berat Gjimshiti te Benevento. Thuajse e mbyllur marrëveshja për huazim për një sezon, pasi mbrojtësi i Shqipërisë sezonin e shkuar tregoi vlerat e tij me Avelinon në Serinë B, duke rezultuar ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Bergamaskët, duke qenë se s’mund t’i ofronin titullaritetin, kanë preferuar që edhe një tjetër vit t’i japin mundësi të rritet dhe, këtë herë, do ta bëjë në Serinë A, me fanellën e skuadrës që surprizoi edicionin e shkuar, teksa në tre vjet ka ngjitur dy shkallë të rëndësishme në historinë e saj. Gjimshiti u mor nga Atalanta te skuadra e Zyrihut, me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata. Mbrojtësi ka edhe tre paraqitje në Serinë A me bluzinjtë (ndaj Napolit, Xhenoas dhe Udinezes), teksa me Avelinon janë 35 ndeshje të zhvilluara.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.