900 km dhe maskarada bullgare, këta djem fituan!

 

Në Shqipëri kushdo mund të vijë, mund të thyejë xhama, ofendojë, të ndezë ndoshta edhe ndonjë flakadan në rrugë apo të përpiqet që të konfrontohet… Në Shqipëri je si në shtëpinë tënde. Kushdo që ka ardhur, nga ekipet e huaja, e ka provuar këtë ndjesi. Asnjë ngacmim i tepërt, asnjë provokim jashtë kornizave, por thjesht një ndjenjë atdhetarie e shprehur me tifo…

Por, nëse tifozët shqiptarë tentojnë të shkojnë në një transfertë, menjëherë kufinjtë vihen në gadishmëri. Një flamur me shqiponjën dykrenore i vret sytë sigurisë në dogana, por sidomos sepse ndoshta jemi ende një vend i cili politikisht e ka ulur gjithmonë kokën.

E kështu, duhet që tifozët e Partizanit, që ndërmorrën një “Odise” të vërtetë prej thuajse 900 kilometrash me autobus, e panë veten e tyre të ndalonin pikërisht pranë vijës së finishit. Jo sepse kishin harruar pasaportat në shtëpi, jo sepse ishin me precedentë penalë, por sepse ishin tifozë shqiptarë që do të përkrahnin skuadrën e tyre, Partizanin. Iu hoq e drejta për të mbështetur ekipin e zemrës, duke i lënë në mes të diellit dhe duke u kontrolluar rreptësisht nga forcat e policisë. Pikërisht në një vend që duhet të jetë demokratik…

Një maskaradë bullgare, që megjithatë s’ka dëshpëruar “Ultras Guerrils”, që në faqen e tyre kanë postuar një fotografi domethënëse të organizimit të tyre dhe të udhëtimit, deri në pikën e fundit, aty ku bullgarët, të shtyrë nga vebëria nacionaliste, i mohuan të drejtën për të qenë në stadium, si të gjithë. Kur, fundja, mund ta thonin që pa u nisur: “Nuk presim tifozët e Partizanit!”.

Keta djem në foto, megjithatë, u kualifikuan, edhe pa zbritur në fushë dhe ngjitur në tribunën e stadiumit të Burgasit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online