“Stadiumi do mbushej i gjithi, 12.000 tifozë ndaj Tiranës”, Voltana Ademi tregon shifrat e shpenzuara te Vllaznia

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka qenë e pranishme nëpërmjet një lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv”. Atje është folur sa i përket rezultateve fantastike që ka marrë Vllaznia në këtë kampionat, por njëkohësisht edhe për menaxhimn e skuadrës.
“Vllaznia ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme me atë që ofron në fushë dhe rezultatet. Kam vetëm një pakënaqësi që nuk kemi tifozët në stadium. Ndaj Tiranës jam e sigurt se do të ishin 12.000 tifozë dhe stadiumi do të ishte plotë e përplotë. Në shtëpitë e Shkodrës e kanë pasur mendjen të gjithë te Vllaznia.

Për t’u përgëzuar është mënyra sesi trajneri e ka organizuar punën te ekipi. Kjo vërehet nga harmonia dhe nga mënyra e festimit, ku të gjithë janë bashkë, por unë kam qenë edhe tre herë në stërvitje për ta parë më nga afër. Rezultatet pozitive këtë vit po vijnë nga fakti se jemi bërë një grup i bashkuar. Mesatarisht në vit ne kemi shpenzuar rreth 650 milionë lekë të vjetra në total për klubin, ku gjysma kanë qenë për të mbyllur detyrimet tatimore. Jemi i vetmi klub që Superiore që mbyllim edhe sigurimet shoqërore”, u shpreh Voltana Ademi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online