Thirrja e kryeministres serbe: Sporti, rruga e parë që na bashkon

Shorti i Europa League ka vendosur përballë sërish Shqipërinë dhe Serbinë, këtë herë jo me kombëtare, por të përfaqësuar nga dy klube, Skënderbeu dhe Partizan Beogradi. Dhe, pikërisht tensioni i madh që u krijua në tetor të vitit 2014 në Beograd mund të përsëritet. Por, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar jo vetëm situatën politike mes dy vendeve, por edhe përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Ashtu si 3 vite më parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skënderbeut dhe Brnabiç shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme edhe pse nuk siguron asgjë. “Fillimisht, duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin. Ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë në lidhje me përballjen shqiptaro-serbe në fazën e grupeve të Europa Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online