Theu rregullat e COVID-19, Ibrahimoviç gjendet në telashe mjaft të mëdha në Suedi

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është bashkëpronar i klubit suedez, Hammarby dhe si për herë ndodhet pranë skuadrës kur ata zhvillojnë ndeshje. Por diçka jo e hijshme i ka ndodhur lojtarit, pasi sipas mediave ndaj Zlatanit pritet të nisë një hetim për shkelje të rregullave të COVID-19.

Qeveria suedeze ka vendosur masa strikte për të parandaluar përhapjen e virusit pandemik të koronavirusit. Një prej këtyre rregullave ishte ndalimi i futjes së personave që nuk i përkasin stafit teknik në dhomat e zhveshjes të lojtarëve. Megjithatë 38 vjeçari nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka shkuar për të uruar lojtarët e ekipit për fitoren 2 me 0 ndaj Ostersunds.

Edhe pse emri i sulmuesit është mjaft i njohur në mbarë botën, duket se prokuroria e shtetit skandinav nuk do të bëjë asnjë lëshim dhe pritet të lëshojë një gjobë të majme në dëm të Ibrahimoviçit. Ky lajm vjen menjëherë pas frustrimit të tij ndaj skuadrës aktuale të Milanit, përshkak se nuk kanë treguar një projekt serioz për të fituar trofe. Gjithashtu ai ka kërcënuar se nuk do të rinovojë me gjigandët italian dhe do të kërkojë një ekip të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online