Një karrierë legjendare , Lionel Mesi pritet të nxjerrë dokumentarin për jetën e tij në Youtube

Lionel Mesi është një ikonë botërore, jo thjesht sportive. I njohur për aftësitë tij në fushën e futbollit, sulmuesi i Barcelonës është cilësuar gjerësisht si një nga më të mirët, nëse jo më i miri, në historinë e futbollit.

Përveç statusit të legjendës, që e ka ndërtuar gjatë viteve në fushën e gjelbërt, Mesi gjithashtu ka krijuar një pasuri e cila mund të mbulojë breza të tërë në familjen e tij. Prej disa kohësh, argjentinasi e ka parë veten në 3 vendet e parë të listës FORBES, madje vitin e kaluar ishte në vendin e parë si sportisti më i paguar në botë.

Lionel Mesi pritet të publikojë dokumentarin e tij të titulluar “Messi10” që është një tregim i gjatë për të gjithë karrierën magjike të tij. Kjo video do të jetë falas në kanalin YouTube, ku do t’i japi mundësinë ndjekësve të lojtarit për të parë momente të cilat nuk kanë mundur t’i shikon. “Pleshti” ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe ka ngritur 4 herë trofeun magjik të Ligës së Kampioneve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online