Tha se do të vijë në Shqipëri, Francesko Totti ka një problem: Shpresoj të gjej fluturim për në Tiranë

Mes emrave të shumtë të njohur të botës së futbollit që do të vijnë në Tiranë për finalen e Conference League është edhe Francesco Totti. Ky i fundit ka konfirmuar prezencën e tij në kryeqytetin shqiptar. Ndërkohë në një intervistë të fundit për “Sky”, mes të tjerash, Totti uron që të gjejë fluturim për në Tiranë nga interesi i madh i italianëve për të ardhur në Shqipëri që mund të shkaktojë jo pak probleme për sigurimin e një bilete udhëtimi.

“Mendoj se do të vij në Tiranë, por le të shohim nëse do të gjej dot ndonjë fluturim (qesh). A do ta fitoj Roma trofeun? Për fat, nuk dua të them asgjë, por uroj që po”, tha Totti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online