Tevez tërbon Bokën, dëmtohet duke luajtur në burg

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Karlos Tevez është një legjendë te Boka Zhuniors, por ka edhe një karakter që i hap shumë probleme. Klubi i tij është tërbuar me sulmuesin e famshëm, që ka bërë një gafë të rëndë, duke luajtur futboll me burg.

Si është e mundur? Historia lidhet me vëllain e Tevezit, Huan Alberto Martinez, i cili është i burgosur në Kordoba prej vitit 2010 dhe është i dënuar me 16 vite burg, për një sulm të armatosur ndaj një furgoni të blinduar.

Tevez ka shkuar ta takojë dhe ka marrë pjesë në një ndeshje futbolli mes të burgosurve, që nuk e kanë vrarë shumë mendjen se kanë përpara një superstar. Pasoja? Tevez është dëmtuar dhe do të mungojë një muaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *