Teutës i mungon një penallti, Dediç do të dënohet rëndë

Ndeshja mes Teutës e Kamzës, fituar 1-0 nga kamzalinjtë, ka pasur dy episode për t’u analizuar, në aspektin e gjykimit.

Së pari, mesfushori Anel Dediç u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të, për një goditje me bërryl ndaj mesfushorit brazilian Arrabal. Ky i fundit në mesfushë mbërtheu kroatin, i cili për t’u liruar e goditi dhunshëm, çka i kushtoi kartonin e kuq direkt. Vendim mëse korrekt i arbitrit, por Dediç tani do të dënohet rëndë. Disiplina do t’i japë disa javë pezullim, por edhe Teuta do ta dënojë, gjoba është më e pakta, duke parë se Dediç la skuadrën me 10 lojtarë dhe atë karton mund ta evitonte lehtë.

Ndërkaq, në fundin e takimit Teuta pretendoi për një 11-metërsh. Lena u fut në zonë, kaloi një mbrojtës dhe u rrëzua, pas një pengimi nga Hektor Idrizaj, i cili zgjati rrezikshëm këmbën. Nga pamjet filmike duket qartë pengimi, edhe pse Lena kishte nisur të rrëzohej para se të prekte këmbën e Idrizajt. Penallti, por arbitri nuk e akordoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online