Teuta vazhdon të kompletohet, zyrtarizon edhe dy afrikanë

Politika e re e Teutës, për ekip të ri dhe thuajse tërësisht me lojtarë pak të njohur, duket mjaft interesante, edhe pse e rrezikshme, sepse trajneri Magani duhet të ndërtojë skuadër nga e para, me pak shpenzime.

Sot klubi durrsak ka zyrtarizuar marrëveshjen me dy futbollistë afrikanë.

I pari është mesfushori 26-vjeçar Sandej Oluasina, njohje e vjetër e Laçit, sepse duhej të vishej bardhezi para pak kohësh, por marrëveshja nuk u konkretizua, me futbollistin që u arratis pa dhënë shpjegim serioz. Oluasina ka luajtur në Nigeri këtë vit.

Ndërkaq, futbollisti tjetër është sulmues, gjithashtu nigerian, Onieka Osemene. Vetëm 22 vjeç, Osemene ka vite që luan në Portugali. Sezonin e fundit luajti te Sporting Kovilja, në divizionin e dytë. Asnjë ndeshje titullar në kampionat, por 9 ndeshje nga stoli dhe 3 gola, mesatare e shkëlqyer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online