Teuta takohet me fitoren, thyen Kamzën

Mjafton Latif Amadu dhe Teuta merr tre pikët e para në kampionat. Asnjë takim i humbur nga durrsakët, që sonte mposhtën me rezultatin 1-0 Kamzën. Ekipi i Bledi Shkëmbit nuk u shfaq si në dy ndeshjet e para, por në fund fitoi.

Meritë për këtë ka edhe Kamza, që ishte e vendosur mirë në fushë, madje në disa momente u shfaq rrezikshëm. Në fakt rastet nuk ishin të shumta, pasi shpesh aksionet ndaleshin në mesfushë, ose topi nuk filtronte në zonën e kundërshtarit.

Fraksioni i parë i lojë su mbyll pa gola, por me një rast të rrezikshëm me protagonist Martinenën dhe Roloviç. Në të dytën pati goxha zëvendësime, por ndeshja u zgjidh nga Latif. Sulmuesi ganez shfrytëzoi një asis të Hakajt dhe shënoi.

Në të 82’ Hidi shpëtoi durrsakët nga goli, ndërkohë që deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Teuta mori tre pikët. Dy pikë larg kreut, dhe tanimë barazohen me Laçin me pikë. Kamza mbetet në kuotën e tre pikëve.

EPISODET

82′ – Hidi shpëton Teutën nga goli. Mehmeti brenda zonës goditi në kuadrat dhe portieri me eksperiencë e devijoi topin.

74′ GOL – Zhbllokohet sfida dhe është Latif Amadu ai që shënon pas një goditjeje me kokë në zonë.

71′ – Rezi nga e majta zbret bukur, i afrohet zonës dhe provon të gjejë kuadratin. Gjujatja e tij lë pë të dëshiruar.

69′ – Faull në mesfushë i Arrabal, gjyqtari Klajdi Kola i tregon kartonin e verdhë mesfushorit brazilian.

65′ – Devolli frekson sulmin. Ermir Rezi, ish-lojtar i Teutës, aktivizohet në vend të argjentinasit Martinena.

51′ – Vertikalizim i bukur për Roloviç, Hidi del më shpejt dhe largon topin. Gjithsesi ka pozicion jashtë për malazezin.

46′ – Trajneri Shkëmbi bën lëvizjen e parë, teksa hedh në fushë Prognin në vend të Vecajt.

45′ – Hidi nuk kontrollon dot një top të goditur fort drejt tij nga Martinena, Roloviç tenton më pas të godasë, por portieri kryeyqytetas kontrollon topin dhe i heq një mundësi të mirë shënimi malazezit.

41′ – Kros në zonë, Latif Amadu zgjatet dhe e devijon topin drejt portës. Portieri Avdyli pret i sigurt.

21′ – Kundërzbritje e Kamzës me Plakun, i cili mundohet të gjejë më pas një nga shokët e skuadrës në zonë. Topi devijohet dhe akordohet goditje këndi pët miqtë.

6′ – Një top i gjatë i nisur për Roloviç u largua nga portieri Hidi, i cili u tregua më i shpejtë.

4′ – Traore brenda zonës mori një krosim dhe e kërkoi portën me kokë, por portieri Avdyli kontrolloi sferën. Asnjë rrezik.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3

E diel, më 2 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Niko Dova”, Durrës

TEUTA-KAMZA 1-0
Shënues: Latif 74′

Teuta: Hidi – Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj – Vecaj, Sidibe, Avdyli, Kruja (Shkalla 84′), Traore (Kallaku 75′) – Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kamza: Avdyli – Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj – Roloviç (Peçi 74′), Arrabal (Zisi 77′), Malaj, Mehmeti – Plaku, Martinena. Trajner: Bledar Devolli.

Gjyqtar: Klajdi Kola,  Egin Doda, Rejdi Zajimi, Eldorjan Hamiti

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Pajtim Aliko
Karton i verdhë: Arrabal 69′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online