“Teuta rikthehet aty ku i takon“, Hebaj tregon diferencat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë: Preferojmë baltën në barin natyral

Rubin Hebaj ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku është shprehur se ka ende besim se Teuta do të rikthehet atje ku i takon. Sulmuesi shkodran u bashkua përsëri me kampionët në fuqi pas një eksperience me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut dhe do të përpiqet të ndihmojë ekipin bregdetar të arrijë objektivat e vendosura nga drejtuesit.

“Është pak e vështirë për një klub që del kampion sepse janë dhe ndeshjet e Evropës, normalisht edhe lodhja fizike. Gjithsesi mendoj se do rikthehemi aty ku na takon të jemi. Që ditën e parë që filluam kemi pasur ngarkesa fizike dhe shpresoj që këtë javë do vijojmë me përgatitje më të detajuara.

Stadiumet në Shqipëri janë të vetmet që janë shumë më të mira se në Maqedoninë e Veriut. Në pjesën e futbollistëve duhet të kenë një fushë me bar natyral se sa artificial për të bërë stërvitje. Në Maqedoni të gjitha ekipet e kanë. Lojtarët më parë do preferonin të bënin stërvitje në baltë me bar natyral se sa me bar sintetik.

Modele për shënime goli? Ka shumë modele si çohet topi në rrjetë, e rëndësishme është vetëm ta çosh topin në rrjetë. Ajo ka më shumë vlerë. Për mua e rëndësishme është ta kaloj vijën”, ka thënë Rubin Hebaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online