“Objektivi ynë është titulli kampion”, Xhaferi aktiv në merkato për Vllazninë: Trokasim për lojtarë cilësorë

Alban Xhaferri ka dhënë mbrëmjen e sotme një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora News”. Presidenti i klubit të Vllaznisë është shprehur se merkatoja është aktive për kuqeblutë, duke qenë se në dyert e tyre po trokasin klube të tjera, por nga ana tjetër edhe skuadra shkodrane është duke trokitur për të gjetur lojtarët e duhur këtë muaj.

“Trokasim edhe na trokasin sepse futbolli ka një lojë dinamike në të gjitha krahët, por siç e thashë ne vjet patëm një merkato në janar goxha të madhe sepse ofruam disa lojtarë, por në fund rezultoi se nuk kishim bërë zgjedhjet e duhura, ose më të mirat e mundshme.

Objektivi jonë është që të luf.tojmë deri në fund për titullin kampion. Sigurisht që pjesëmarrja në Kupat e Europës është një objektiv minimal. Mendoj që me grupin që kemi dhe me kompletimin e ekipit mendoj që Vllaznia i ka të arritshme këto objektiva”, ka deklaruar Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online