Teuta nuk ka shërim, i merr pikë edhe Laçi

Teuta ka ndalur serinë e humbjeve, duke barazuar 1-1 kundër Laçit, rezultat që ndal serinë prej 4 humbjesh rresht. Megjithatë, barazimi ka shijen e humbjes, sepse luhej në Durrës dhe fitorja ishte detyrim, pas furtunës së fillimjavës, që çoi në gjoba dhe në përjashtimin e Albi Dostit.

Reagimi i pritur nga Gugash Magani nuk erdhi, sepse Teuta luajti një ndeshje mediokre, duke shënuar një gol që nuk e mbrojti dot më shumë se 4 minuta, ndërsa në pjesën e dytë krijoi shumë pak dhe luajti me ritëm shumë të ulët. Gjithçka në favor të Laçit, që reagoi shumë shpejt pas golit të Dediç, duke barazuar me Ansi Nikën, ndërsa më pas kontrolloi mirë ndeshjen dhe mbajti ritmin e ulët që dëshironte, duke kërcënuar edhe në kundërsulm.

Pika e çmuar kthen qetësinë te Laçi, që kap Partizanin në renditje, ndërsa Teuta shkon në kuotën e 8 pikëve, vetëm 2 pikë mbi zonën e ftohtë.

E shtunë, 4 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Laçi      1-1

Shënues: Dediç 34′ / Nika 39′

Teuta: Kastrati, Beqja, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Çyrbja, Hila, Lena (Çmajçanin 78′), Dediç, Karimi (Shehaj 70′), Osemene (Latif 55′). Trajner: Gugash Magani

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika (Xhixha 88′), Jonuzi, Bardhi (Lushkja 67′), Uzuni, Eskerda (Bushi 90’+3), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Hila 40′, Hakaj 90’+3 / Eskerda 85′, Qaqi 90′

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Dojando Myftari, Alfred Shkreta, Blerim Ziri

GOLAT

34′ GOL TEUTA! Pas gjysmë ore të dobët, pa raste për shënim, Teuta nis festën. Një sulm me forca të shumta dhe një top shkon në zonë te Dediç. Mesfushori është në pozicion të rregullt, kalon një mbrojtës dhe i vetëm me Kastratin nuk gabon!

39′ GOL LAÇI! Një goditje nga distanca vë në vështirësi portierin Kastrati, i cili grushton keq dhe lë topin në zonv, ku krejt i vetmuar Nika godet fort dhe barazon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online