Lika: Fitore e vuajtur, rivalët duhen respektuar njësoj

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, i gëzohet fitores së parë në drejtimin e skuadrës gjirokastrite, por pret më shumë nga skuadra e tij në aspektin e lojës dhe gjithashtu kërkon më shumë përqendrim nga skuadra, sidomos në ndeshjet me ekipet e konsideruara të vogla.

“Pas 1-0 duhet të ishim më të saktë dhe cinikë për të mbyllur ndeshjen, por shpesh kur dëshira për të marrë pikët është e madhe, edhe presioni është i madh dhe bëhen gabime. Sot toleruam diçka, luajtëm me kujdes për të mos pësuar, por në aksionet sulmuese nuk jemi treguar të saktë dhe kjo gjë na ka rrezikuar jo pak. Ishte një fitore e vuajtur dhe shpresojmë që në të ardhmen të jemi më të qetë e më të sigurt në ecurinë e lojës.

“Vetëm shqiptarë në fushë? Nuk është aty problemi, nuk ka rëndësi kombësia, vetëm kërkojmë lojtarët e duhur për ndeshje të caktuara. Duhet të jemi më të thjeshtë, për të marrë rezultat, pa menduar në këtë moment për të qenë të bukur.

“Skuadra e zgjatur në fushë? Kemi qenë të zgjatur kur jemi kapur në kundërsulm, por në përgjithësi kemi qenë të vendosur mirë, shkurt, në fushë. Kemi punuar jo pak ditët e fundit dhe do të punojmë edhe më shumë për situata të ndryshme, që të kemi disiplinë të mirë taktike, edhe kur humbet topin. Skuadra duhet të bindet që të japë maksimumin ndaj çdo rivali, pa diferencuar kundërshtarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online