Teuta e Bledi Shkëmbit duket se tashmë nuk është më kantier dhe ka nisur të prodhojë… Pas fitores së arritur në miqësoren e përpara pak ditësh, vjen një tjetër, përballë Egnatias, me rezultatin 1-0. Durrsakët shënuan vetëm një gol dhe ai erdhi nga Latif.
Trajneri Shkëmbi provoi disa lojtarë, madje duke ndryshuar shumë edhe në pjesën e dytë. Kjo ishte miqësorja e shtatë për djemtë e detit, teksa deri përpara dy miqësoreve të fundit, nuk ishin paraqitur edhe aq mirë.
Kujtojmë që ka pak ditë që skuadra durrsake është kthyer nga faza përgatitore në Ohër.