Teuta ka marrë një fitore me shumë vlerë dhe tani e sheh veten plot 5 pikë nga vendi i parafundit. Skënderbeu ishte dukshëm i pa interesuar, pasi e ka deklaruar se tani ,mendon vetëm për Kupën, pasi e ka siguruar matematikisht titullin kampion. Durrsakët e shfrytëzuan maksimalisht këtë mundësi duke marrë një fitore 1-3. Teuta e gjeti golin fillimisht me anë të Shkallës në pjesën e parë. Me fillimin e fraksionit të dytë ishte Çyrbja që shënoi golin e dytë e më pas Latif vulsoi gjithçka. Skënderbeu në anën tjetër i shërbeu Alis Souesë, i cili u aktivizua në fundin ndeshjes, por gjeti një gol që e çon të vetëm në listën e shënuesve të Superiores. Me këtë sukses Teuta është shumë parni qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar.
Skënderbeu 1-3 Teuta
Shënues: Soue 89’/ Shkalla 43?, Çyrbja 58?, Latif 67?
GOLAT
43? – Pas harkimit nga këndi, Shkalla në shtyllën e dytë kërcen mbi të gjithë dhe gjen rrugën e rrjetës.
58? – Kundërsulm vrasës i durrsakëve, Çyrbja avancon i vetëm dhe del përballë Teqes, duke mos e pasur të vështirë të shënojë.
67? – Është Latif këtë herë realizon golin e tretë.
Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambao, Osmani, Abazi (Mici 76?), Demte, Minga, Gripshi (Gavazaj 83?), Sahiti, Vila (Soue 76?), Krasniqi. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Dajsinani, Vangjeli, Muzaka, James.
Teuta: Moçka, Shkalla, Dediç (Lajthia 62?), Çyrbja, Kruja, Hrkaç, Hila, A. Bilali, Gjeorgievski (Beqja 46?), Hakaj, Latif. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Kastrati, Vila, Peqini, D. Bilali, Lika.
Gjyqtarë: K. Cjapi, O. Grabova, E. Pashaj, E. Sino.
Delegat: A. Maçi; Vëzhgues: M. Allkja.
Kartonë të verdhë: Vila 7?, Dita 90+1