Teuta mundje, Endrio Avdyli sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë

Ekipi i Teutës në mundje arriti rezultatet pozitive në Kupën e Shqipërisë për të rritur zhvilluar në fundjavë në sallën “Farie Hoti” në kryeqytet. Teuta e drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, mori pjesë me 10 sportistë duke u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit në stilin e lirë. Tirana doli kampione, ndërsa Vllaznia e treta. Ndërkohë në stilin greko-romak, Teuta nuk pati rezultat.

Mundësi më i mirë i Kupës së Shqipërisë, u shpall Endrio Avdyli, i cili garon në peshën 61 kg. Një parqitje mjaft e mirë edhe nga mundësi Marjus Malko, i cili doli i pari në peshën 92 kg, po në stilin e lirë. Ndërkohë në vendin e dytë dolën plot 6 mundës nga Teuta: Haxhi Sina, Ylli Xhani, Hekuran Troplini, Marin Jaku, Arjan Danaj dhe Ardit Domi.

Një sukses që tregon punën e mirë të bërë nga trajneri Sinan Trimi dhe stafi i tij, por edhe nga drejtori i Klubit Shumësportësh, Kreshnik Leka, i cili gjithmonë i ka qëndruar pranë sporteve dhe falë suportit të tij Teuta po njeh vetëm rezultatet pozitive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KS Teuta (@k.s.teuta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online