Teuta vijon fazën përgatitore në Itali dhe sot ka luajtur miqësoren e tretë aty.
Gugash Magani me skuadrën e tij kanë zhvilluar edhe ndeshjen e radhës ndaj Vis Pezaros, skuadër nga Seria D. Pas humbjes me Çezenën dhe fitores me Riçionen, ishte radha për të marrë një barazim.
90 minutat e përballjes së djeshme prodhuan rezultatin 2-2, teksa golat u shënuan nga mbrojtësi Arbër Beqaj dhe mesfushori Dediç, lojtarë këta të afruar gjatë merkatos së verës. Kjo ndeshje i ka shërbyer goxha trajnerit Magani, që po vëzhgon me kujdes ecurinë e skuadrës së tij, ndërkohë që pret edhe dhuratat e presidentit Edmond Hasanbelliut nga merkatoja.
Një sulmues goli është i domosdoshëm për durrsakët dhe të gjitha energjitë janë përqendruar për ta gjetur një të tillë.