“Teuta luan futboll të shëmtuar”! Edi Martini i kthehet Elvis Plorit: Nuk e njoh këtë, kush është?

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ishte në një lidhje direkte në “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH”. Përveç analizës mbi situatën që ndodhen durrsakët, teksa po kryesojnë Superioren, nuk ka munguar edhe komenti për zëvendës trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori.

Ky i fundit u shpreh në emision gjatë javës së shkuar se Teuta luan futbollin më të shëmtuar nga të gjitha skuadrat që kërkojnë titullin kampion. Përgjigja e Martinit? “Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll, nuk e di ku ka drejtuar. Gjithsesi, unë merem me skuadrën time, nuk kam kohë me u marrë me të tjerët, kështu që… pak më intereson. Jam super i kënaqur me lojën e Teutës, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm loje, sepse jemi në vend të parë dhe kjo është ajo që më intereson më tepër”, tha Martini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online