Po qëndron edhe Bekim Balaj në stol, Edmond Dosti: Lojtarë të Superiores në Austri? E provova vetë

Edmond Dosti ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH”. Figura e njohur e futbollit shqiptar ka folur edhe sa i përket mundësisë së transferimit të lojtarëve të Superiores në Austri. Sipas Dostit ky kalim është shumë i vështirë duke sjellë edhe shembullin e sulmuesit të Kombëtares, Balaj, që po qëndron në stol te Sturm Graz.

“Partizanit i mungon një sulmues i mirfilltë, ata që ka janë alternativë.  Cili nga lojtarët e Partizanit mund të luajë në Austri? Kampionati austriak është shumë i vështirë. Atje kemi Balajn, luan në qytetin ku jam unë, por atje është tjetër ritëm. Niveli i kampionatit këtu nuk është në cilësinë e Europës. Hapi kur të hidhet atje është shumë i vështirë, unë e kam provuar vetë, duhet të japësh 120% që të luash. Unë e uroj, por disa kanë qenë atje dhe janë rikthyer prapë”, u shpreh Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online