“Teuta ka probleme me ekipet e dobëta”, Sherif Kallaku flet për rivalin: Ta mbyllim që tani, se ndeshja e kthimit…

Sherif Kallaku ka dalë në konferencën për shtyp me trajnerin Edi Martini, teksa Teuta do të përballet me Inter Escaldes. Mesfushori u rikthye si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit tek Teuta, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit shqiptar deri në muajin janar. Kallaku nuk ka kërkuar nënvlerësim për kundërshtarin në “Conference League”, por nga ana tjetër i bën thirrje futbollistëve të Teutës që të zgjidhin ndeshjen që në të parën dhe mos të lënë diskutimin për në transfertë.

“Normalisht që ndihem shumë i lumtur, pasi zgjedhja për t’u rikthyer në Durrës ishte e imja. Shpresoj që të paktën deri në janar, që unë kam kontratën e huazimit, të jap më të mirën dhe të jem me Teutën në vendet e para, dhe pse jo të kualifikohemi me Interin.

I kemi parë në analiza. Unë i njoh pak më shumë, pasi kam bërë ndeshje kualifikuese me Shqipërinë U21 me Andorrën. Kanë të njëjtën filozofi, rrinë shumë mbrapa dhe janë shumë agresivë. Do mundohemi ta mbyllim që në ndeshjen e parë, pasi më pas do të jetë problem për ndeshjen e kthimit.

Jemi shumë favoritë në letër, por duhet të kemi përqendrim maksimal në fushë. Teuta ka hasur gjithmonë probleme me ekipet e vogla. I kemi studiuar, por nuk mund të them që kemi kapur pika të dobëta. Ata kanë afruar pesë lojtarë të rinj në ekip. Jemi fokusuar te loja jonë, do ia dalim me sukses nëse realizojmë lojën tonë ashtu siç duhet”, tha Kallaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online