“Teuta eliminoi ekipin e Izraelit”, trajneri i Granadas “shkund lojtarët”: Keni punën e një viti këtu

Nga Klaudio Ndreca

Teuta do të përballet ndaj Granadas në takimin e turit të dytë në “Europa League”, duke mos pasur thuajse asnjë shans në letër për të kërkuar kalimin më tej. Megjithatë në futboll lejohet gjithçka dhe durrsakët do të luajnë apo pak mundësi në shtëpi.

Nga ana tjetër, te ekipi spanjoll nuk kanë shumë njohuri mbi kundërshtarin e tyre, por dinë saktësisht se hapat e gabuar nuk mund të lejohen. Teksa përmend faktin se Teuta ka nxjerrë nga gara Beitar Jerusalem, trajneri i spanjollëve, Diego Martinez, ia ka bërë të qartë lojtarëve se kanë punën e një viti në fushë, duke kërkuar vetëm kualifikim.

“Teuta është një ekip që ka eliminuar një skuadër nga Izraeli, që është një kampionat shumë i fortë. Ka favorizimin që luan në shtëpi dhe ti kur shkon në transfertë, është më tepër komplekse. Por gjëja më e rëndësishme është që të debutojmë me sukses në këtë kompeticion europian. Këtu është puna e një viti fantastik që ne kemi bërë për të mbërritur në këtë pikë, me sezonin e shkuar që e mbyllëm me përsosmëri”, u shpreh trajneri i spanjollëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online