Përse gjithmonë…Shkëndija? Ernest Gjoka mund të përballet me Jose Mourinjon, Laçi sheh ekipin skocez

Kukësi dhe Teuta mund të thuhet padyshim që e kanë disi të mbrapsht rrugëtimin e tyre në “Europa League”. Ekipet shqiptare kanë arritur që të krenojnë tifozët shqiptarë duke kaluar turin e parë, por shorti ishte i pamëshirshëm në turin e dytë.

Verilindorët do të kenë përballë tyre Wolfsburgun, ekipin e njohur të Bundesligës. Ndërkohë nga ana tjetër më të thjeshtë nuk do ta ketë Teuta, pasi do të luajë përballë Granadas, ekipit që mat forcat me superfuqitë europiane si Reali dhe Barcelona. Por nëse një surprizë e këndshme mund të ndodhte tek njëra prej këtyre skuadrave, pasi futbolli lejon gjithçka, turi i tretë nuk do të ketë një vështirësi më të rritur, pasi fundja më tepër nuk mund të kishte në “Europa League”.

Me shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, çifti i Teuta-Granada do të ndeshet me fituesin e çiftit tjetër Lokomotiv Tbilisi-Dinamo Moska. Pra sipas të gjitha gjasave do të jetë ekipi i njohur rus që mund të kalojë më tej, por nëse do të kalohej Granada, Dinamo e Moskës do të dukej shumë e vogël. Ndërkohë Kukësi mund ta ketë edhe më të thjeshtë turin e tretë, pasi fituesja e çiftit me Wolfsburgun do të ketë përballë saj një ekip pak i njohur nga Ukraina, Desna Chernihiv, që vjen menjëherë në turin e tretë.

Për të vazhduar më tej, e gjithë pritshmëria është tek Laçi. Ekipi i vetëm i Superiores i cili në turin e dytë e ka disi më të lehtë me Hapoel Beer Shevën, me fituesin e këtij çifti që përballet me fituesin e çiftit Coleraine-Motherwell, me ekipin skocez që është i favorizuar për të kaluar më tej.

E ndërkohë tërësisht e pafat mund të quhet Shkëndija e Tetovës, që aktualisht drejtohet nga Ernest Gjoka. Teksa disa vite më parë u eliminua nga Milani, këtë herë nëse do të kalojnë Botosanin e Rumanisë, do të kenë përballë tyre Totenhemin. Gjigandët anglez nuk do të kenë shumë diskutime për të mundur Lokomotivën e Plodivit në turin e dytë. Dhe për ta mbyllur me ekipet shqiptare, Renova nëse do të eliminonte Hajdukut, do të përballet me njërën mes Galatasaray dhe Neftçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online