Jo më kot Gatuzo hoqi dorë nga rroga për ta blerë, sulmuesi nigerian shënon 3 gola në 8 minutat e para

Gatuzo ishte i fiksuar për të blerë vetëm një sulmues në merkaton e verës dhe aktualisht e ka në skuadër. Bëhet fjalë për Victor Osimhen, lojtari 21-vjeçar që la mbresa me Lile dhe po kërkohej nga skuadrat më të njohura në Europë, ndërsa shpeshherë është krahasuar me Mbapen.

Për të futur në garë si rrallëherë më parë, kur dihet që Napoli nuk ka shpenzuar shuma të frikshme vetëm për të transferuar një lojtar, Gatuzo ishte i gatshëm për të hequr dorë edhe nga rroga e tij, që te presidenca e klubit të mos kishin shumë humbje.

Victor Osimhen ka lënë menjëherë gjurmën e tij me skuadrën e re. Në përballjen përgatitore që Napoli zhvilloi ndaj skuadrës të Serisë D, L’Aquila, nevojiteshin vetëm 8 minutat e para që sulmuesi 21-vjeçar të shënonte 3 gola. Këto realizime i kanë lënë mbresa edhe presidentit të Napolit që e ka cilësuar si një gazelë të bukur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online