Barcelona do të përballet të shtunën me Selta Vigon, por kush e ka mendjen realisht te Selta?
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde e ka fituar tashmë titullin kampion, ndaj tani e tutje synimi i vetëm është Champions League.
Për këtë arsye, Valverde ka lënë pushim për të martën në Liverpul thuajse gjithë titullarët: Ter Stegen, Piké, Alba, Sergi Roberto, Sergio Buskets, Rakitic, Luis Suárez dhe Mesi.
Në skuadrën që ka udhëtuar drejt Vigos janë vetëm Lenglet, Vidal e Kutinjo, nga titullarët e mesjavës ndaj Liverpulit.
Ja lista e plotë e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e së shtunës: Silesen, Umtiti, Todibo, Vermaelen, Semedo, Lenglet, Murijo, Artur, Alena, Arturo Vidal, Malkom, Boateng, Dembelé, Kutinjo, Injaki Penja, Uagué, Riki Puig dhe Kojado.