Tetë pikë në 9 ndeshje, Kuman largohet në ditëlindjen e Runit

Pas 16 muajsh në drejtim, Ronald Kuman është pushuar nga puna tek Evertoni, vendim që ishte në ajër prej kohësh dhe erdhi pas humbjes 5-2 ndaj Arsenalit të dielën. Ajo disfatë e zbriti Evertonin në zonën e rënies nga Premier Liga dhe 8 pikë në 9 ndeshje kampionati flasin qartë për krizën e thellë të një skuadre që në letër duhet të luftojë sërish për një vend në Europa League.

Në verë u largua Lukaku, ylli i madh i skuadrës, por erdhi Uejn Runi dhe klubi afroi edhe lojtarë të tjerë, ndaj pritej shumë më tepër nga Kuman, i cili nuk arriti në asnjë moment t’i jepte fytyrën që donte skuadrës, dukshëm e demoralizuar nga starti i keq.

Me një deklaratë për mediat lëshuar sot, trajneri holandez ka falënderuar lojtarët dhe stafin, por edhe tifozët: “Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Natyrisht kam i zhgënjyer në këtë moment, por i uroj skuadrës gjithë të mirat në të ardhmen”.

Për momentin drejtimin e skuadrës e merr trajneri i skuadrës U-23 Dejvid Ansuërth.


Ndryshimi i trajnerit koincidon me ditëlindjen e Uejn Runit, i cili mbush sot 32 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online