Tetë javët e para! Dinamo nuk ka reaguar kurrë pas një goli të pësuar, statistikat nxjerrin në pah dobësinë

Në këto tetë javët e para të kampionatit, Dinamo nuk i ka përmbushur pritshmëritë që ishin krijuar në opinionin sportiv. Pak skuadra janë më të mira se dinamovitët, që në merkaton e verës kanë marrë emrat më të mirë në qarkullim. Padyshim që të kesh Ibrahimin, Mihanën dhe një sulmues si Cinedu, është një luks. Por në këto tetë javë të para të kampionatit, Dinamo nuk ka arritur kurrë që të shënojë një gol barazim ose fitore, në rastet që ka pësuar nga kundërshtari.

Kjo tregon forcën e skuadrës që nuk reagon në momentet që goditet nga rivali. E vetmja herë ishte ndeshja me Vllazninë kur janë ngushtuar diferencat nga ana e Dinamos, por edhe në ato momente nuk arriti kurrë që të barazonte rezultatin, qoftë edhe për një moment. Për më tepër që shifrat 6-3 nuk janë të bukura për t’u kujtuar te Dinamo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online