Skandali i Europa League/ Arbitri harron se 2 kartonë të verdhë japin 1 të kuq! Gafa sjell rastin e rrallë, do të përsëritet ndeshja për 90 minuta

Shpeshherë dëgjojmë për gabimet e arbitrave që vijnë nga futbolli i Europës, por gafa trashanike e Europa League në ndeshjen mes Galatasaray dhe Lokomotivës, është e rrallë. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit dhe situata e krijuar është aq e rëndë, aq sa do të përsëritet ndeshja nga minuta e parë.

E çfarë ndodhi? Në minutën e 91 të takimit, arbitri Sharer vendosi që të ndëshkojë me karton të verdhë Dmitrij Zhivoglyadov për ndërhyrje të gabuar. Vetëm pak sekonda më vonë, kryesori i takimit do të nxirrte edhe tre kartonë të tjerë të verdhë, ku njëri prej tyre ishte sërish për lojtarin e Lokomotivës, Zhivoglyadov.

E teksa pritej se futbollisti do të largohej drejt dhomave të zhveshjes, kjo nuk ndodhi, pasi shkoi menjëherë në mbrojtje të portës. Nga ana tjetër edhe gjyqtari me çudinë më të madhe nuk e nxori kartonin e kuq, si të kishte harruar rregullin se dy kartonë të verdhë, kthehen në ndëshkim me të kuq. Për më tepër që kartoni i parë i verdhë kishte vetëm disa sekonda që ishte marrë dhe Sharer nuk mund të kishte problem me kujtesën.

Ndërkohë disa lojtarë të Galatasaray shkuan për t’i kujtuar se për rivalin ishte kartoni i dytë i verdhë, por kryesori ishte i sigurt për vendimin e tij. Më e keqja vazhdon edhe në përfundim të ndeshjes, teksa në procesverbal kishte shkruar se Zhivoglyadov ka marrë vetëm një karton të verdhë në minutën e 92.

Nisur nga ky gabim fatal, mediat në Turqi dhe në Rusi raportojnë se UEFA do të përsëris ndeshjen dhe brenda pak ditësh do të jepet orari dhe data e saktë. Gjithçka është e qartë dhe brenda rregullave të saj, ku edhe në të shkuarën kanë ndodhur raste të ngjashme, teksa përballjet janë përsëritur duke nisur nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online