Dy futbollistë të kombëtares ruse të futbollit janë dënuar me burg pas trazirave që shkakatuan muaj më parë në rrugët e Moskës. Dy lojtarët, Aleksandër Kokorin dhe Pavël Mamaev të shoqëruar nga dy persona të tjerë të afërt kanë shëtitur të dehur nëpër qytet, duke dhunuar njerëz dhe prishur makina.
Kokorin është dënuar me 1 vit e gjysëm burg, ndërsa Mamaev me 17 muaj. Nëse nuk do të ketë një amnisti për ta si persona të shquar të botës së sportit, do i duhet të rrinë në burg deri në vitin 2020. Ata kanë qëndruar 7 muaj në paraburgim, që konvertohet në 10 muaj e gjysëm burg, çka do të thotë se kanë konsumuar një pjesë të mkrë të dënimit.
Në 8 tetor të vitit 2018, pranë një hoteli në qendër të qytetit ata sulmuan shoferin e një makine luksoze “Mercedes” dhe dëmtuan makinën. Mjeti i përkiste prezantueses televizive Olga Ushakova. Pasi u larguan që aty ata kaluan në një kafene. Aty u dhunua Denis Pak, zyrtar i Ministrise së Tregtisë në qeverinë ruse.
Kështu Kokorin dhe Mamaev i kanë vënë “shqelmin” karrierës së tyre dhe do i duhet që së pari të dalin nga burgu. I vetmi ngushëllim për ta do të jenë kushtet e mira në burg, sepse kanë statusin e personave të veçantë si ish-futbollistë të kombëtares së futbollit.