“Terreni ishte më mirë se e prisja, luhej futboll”! Mirel Josa nuk do justifikime ndaj Kastrioti: Dy goditje në portë dhe një gol, prandaj mërzitem…

Në orën 13:45 janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore. Teuta ka arritur që të fitojë kundër Egnatias me shifrat 0-1 në transfertë, për të marrë triumfin që i jep disi qetësinë për t’iu shkëputur maktheve të zonës së ftohtë. Goli i vetëm u shënua nga Daci në pjesën e parë, teksa shumë polemika ka pasur te Egnatia për një prekje të topit me dorë të Aleksit, teksa u lejua vazhdimi i lojës.

Nga ana tjetër, Laçi është ndalur në barazimin 1-1  ndaj Kastriotit. I pari ishte Guindo që gjeti rrjetën dhe në momentin më të mirë të kurbinasve, krutanët barazuan me Kainën në të 58. Të gjitha aksionet e tjera të rrezikshme i kanë takuar Laçit, madje Mazrekaj goditi edhe traversën nga goditja e dënimit. Por në fund të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë, duke sjellë festë edhe te Tirana në kryeqytet për ndalimin e Laçit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Josa (Laci): “Më vjen keq që nuk morëm pikët e plota. Terreni ishte më i mirë se e prisja, të linte që të luaje futboll. Duhej të ishim më këmbëngulës pasi e pësuam. Më e keqja është që një skuadër të vjen dy herë në portë në pjesën e dytë dhe të shënon një gol, kjo më mërzit. Nuk ka problem trysnie te ne. Ashtu si kemi fituar ne në ndeshje që mund të barazonin rivalët, ashtu edhe ne nuk kemi fituar në këto dy ndeshje me Egnatian dhe Kastriotit që duhej t’i kishim fituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online