E FUNDIT/ Kastrioti befason Laçin dhe sjell festë te Tirana, Teuta fiton ndaj Egnatias për t’i ikur ngricave të zonës së ftohtë

Në orën 13:45 janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore. Teuta ka arritur që të fitojë kundër Egnatias me shifrat 0-1 në transfertë, për të marrë triumfin që i jep disi qetësinë për t’iu shkëputur maktheve të zonës së ftohtë. Goli i vetëm u shënua nga Daci në pjesën e parë, teksa shumë polemika ka pasur te Egnatia për një prekje të topit me dorë të Aleksit, teksa u lejua vazhdimi i lojës.

Nga ana tjetër, Laçi është ndalur në barazimin 1-1  ndaj Kastriotit. I pari ishte Guindo që gjeti rrjetën dhe në momentin më të mirë të kurbinasve, krutanët barazuan me Kainën në të 58. Të gjitha aksionet e tjera të rrezikshme i kanë takuar Laçit, madje Mazrekaj goditi edhe traversën nga goditja e dënimit. Por në fund të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë, duke sjellë festë edhe te Tirana në kryeqytet për ndalimin e Laçit. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Laçi 1-1 Kaina 58′ / Guindo 22′

58′ Goool! Në momentin më të mirë të Laçit shënon Kastrioti. Një goditje pa pretendime e Onanunga përfundon në këmbët e Kainas që befason Dajsinanin duke barazuar rezultatin.

22′ Goool! Një top pa pretendime për Guindo që me shpinë nga porta rrotullohet dhe arrin të gjej rrjetën.

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Hysein, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Henry, Kaina.

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignatovic, Velkoski, Roganovic, Shehu, Qato, Ujka, Adeleke, Velija, Guindo.

Egnatia-Teuta 0-1 Daci 26′

26′ Goool! Krosim në zonin e Egnatias dhe topi mbetet në zonë, Daçi e ka të lehtë për ta dërguar në rrjetë.

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Michael, Duranski, Ademi, Levendi, Imeri, Pedro.

Teuta: Dema, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Alkesi, Daja, Hyka, Daci, E.Vila.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online