Tërbuni godet, kthen në Shqipëri ish-sulmuesin e Vllaznisë

Merkatoja e janarit nuk vlen vetëm për Superioren, edhe pse aty janë milionat dhe vëmendja mediatike.

Edhe në Kategorinë  e Parë po lëvizin të gjitha skuadrat, disa për të rregulluar gabimet dhe disa për të përmirësuar skuadrat që kishin.

Një prej skuadrave që shkëlqeu në fazën e parë ishte Tërbuni, që sidomos në nëntor e dhjetor pati një rritje fantastike, duke kapur vendet e kreut në grupin A.

Sulmi kishte disa mangësi dhe tashmë Drejtori sportiv Oltijon Kërnaja ben afrimin e parë,  sepse vjen sulmuesi Jurgen Gjini, mëson Sport Ekspres.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë e nisi shumë mirë karrierën si profesionist, duke shënuar disa gola në Superiore në periudhën 2011-2014, por pamundësia për të luajtur rregullisht në Shkodër e detyroi të provonte aventura të tjera, derisa në vitin 2016 iku në Kosovë, duke shkëlqyer të Flamurtari i Prishtinës.

Me golat e tij ndihmoi për ngjitjen në Superligën e Kosovës dhe ka shënuar edhe këtë sezon mes më të mirëve, por Flamurtari është në krizë të thellë dhe shkodrani ka zgjedhur Tërbuni ne drejtuar nga Kreshnik Krepi.
sezonin e kaluar ka luajtur Tek Flamurtari i Prishtines ne superligen kosovare duke pare mangesite ne sulm dhe mungesen e golit , Krepi dhe Kernaja kane mundur te rregullojne duke Afruar sulmuesin e spikatur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online