Tërbohet Vacke: Nuk tolerojmë më raste si Obamejang!

Shefi i Dortmundit lëshon mesazhe të forta mbi gjendjen e ekipit dhe paralajmëron ndryshime në politikat e klubit gjatë ditëve të ardhshme…

Hans Hoakim Vacke ka folur pa dorashka mbi problematikat që kanë rrethuar skuadrën gjatë muajve të fundit. Drejtuesi i verdhezinjve ka lëshuar disa deklarata bombë gjatë intervistës me medien gjermane “FAZ”. Vacke fillimisht komentoi ecurinë e dobët të skuadrës së tij: “Kemi humbur karakterin fitues që ndërtuam me shumë mund gjatë viteve 2011 dhe 2012 ku dhe u shpallëm kampion të Gjermanisë. Ekipi nuk ka shpirt skuadre, natyrisht që edhe unë kam pjesën time të fajit. Do veprojmë menjëherë për tu rikthyer në majat e futbollit gjerman dhe evropian. Ky sezon na ka dhënë mësime të vlefshme që nuk do ti përsërisim në të ardhmen”. Transfertat problematike të Dembeles dhe Obamejangut u prekën gjithashtu nga Vacke.

“Eksperiencat e hidhura me Dembelen në verë dhe së fundmi me Obamejangun na kanë detyruar të ashpërsojmë sjelljen me lojtarët që tallen me figurën e klubit tonë. Së bashku me anëtarët e tjerë të bordit drejtues kemi vendosur që në të ardhmen të mos jemi më tolerantë ndaj lojtarëve që ushtrojnë presion ndaj klubit tonë. Lojtarët që do përdorin taktika të tilla do dërgohen menjëherë në shkallët e stadiumit deri në përfundim të kontratës.”

Batshuaji – Vacke foli edhe mbi situatën e huazimit të belgut Batshuaji. “Huazimi i Batshuajit ishte maksimumi që mund të bënim. “Drejtuesit e Çelsit na ofruan mundësinë e blerjes së kartonit por vendosëm të mos tregoheshim të nxituar, gjatë verës do të rifillojmë  bisedimet për kartonin e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online