Nuk mjaftoi një gol i rregullt anuluar në minutën e 10-të, por Skënderbeu u ndëshkua edhe në shtesë nga i njëjti anësor.
Në fillim të ndeshjes anësori i anuloi një gol mëse të rregullt Skënderbeut, duke u bërë vendimtar. Gavazaj me zgjuarsi pason për Vangjelin dhe ky është dukshëm në pozicion të rregullt.
Kros në zonë, një futbollist i Dinamos ishte dukshëm përpara linjës së mbrojtjes korçare, duke u bërë pjesë aktive e aksionit që çoi te goli, sepse ishte shumë pranë topit dhe kërceu, duke vënë në vështirësi mbrojtësit tanë.
Anësor i pafat, le ta themi, por nga Skënderbeu janë të tërbuar.
Dy gabime skandaloze të të njëjtin anësor, dy gola në dëm të Skënderbeut. Presidenti Takaj e ka edhe me arbitrin kryesor: “Po 5 minutat shtesë pse i dha, këta sikur donin me çdo kusht të shënonte Dinamo”, përgjigjet i hidhëruar presidenti korçar, i cili ende nuk i ka parë përsëritjet e golit të barazimit, por kur ka mësuar që Dinamo shënoi me gol në pozicion jashtë loje, është dëshpëruar edhe më shumë.