Pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit, Arsenali është rikthyer dhe po kalon një formë shumë të mirë. Djemtë e Unai Emeri ishin pranë fitores me Junajtid në transfertë, por ndeshja përfundoi në një barazim spektakolar 2-2.
Por, një video e vjetër ka prishur humorin në kampin e Arsenalit. “The Sun” ka publikuar pamjet e një festë, që mendohet se ka ndodhur gjatë muajit gusht. Aty shfaqen disa lojtarë duke festuar dhe u harbuar nën shoqërinë e 70 femrave.
Ozil, Abumejang, Lakazat, Mustafi, Kolashinaç, Miktarjan dhe i riu Guenduzi kanë marrë pjesë në një parti të shtrenjtë (me një kosto prej 30 mijë sterlinash), ku nuk mungonte vodka, femrat e bukura dhe “tymosja” me tullumbace, ose ndryshe konsumimi i oksidit nitrik (N2O). Ky është një gaz delirant që çon njeriun në një gjendje ekstaze dhe humori, por që në çdo vend konsiderohet si drogë, nëse merret jashtë kushteve spitalore.
Ajo cilësohet ndryshe si “droga që nuk të drogon”, ndërsa “SportMediaset” citon se një gjë e tillë nuk është e palejueshme në Angli, por ndalohet të shitet te fëmijët nën-18 vjeç. Video nuk është pritur mirë dhe Arsenali ka vendosur të hapë një hetim rreth kësaj ngjarje.
Arsenal stars filmed passing out in hippy crack binge at exclusive West End club https://t.co/18ktciPJ7h
— The Sun – Arsenal (@SunArsenal) December 7, 2018