Tentoi të drejtonte Laçin e Teutën, zyrtarizohet në Itali

Marko Bankini është trajneri i ri i Komo 1907. Një emër i dëgjuar në futbollin tonë, pasi italiani ka pasur disa eksperienca të shkurtra dhe në futbollin shqiptar me ekipin e Teutës dhe Laçit. 38-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Komon, që militon në kategorinë e katërt italiane(kategoria D).

Bankini ka nisur karrierën si ndihmës-trajner në kategorinë D të futbollit Italian në sezonin 2013-2014. Ai njeh mirë dhe rolin e përgatitësit atletik. Si i tillë u bashkua në stafin durrsak në sezonin 2013-2014.

Bankini ka qënë pjesë e Laçit, ku erdhi për të drejtuar, por e mbylli si përgatitës atletik. Në sezonin 2015-2016, ai ishte pjesë e stafit bardhezi duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë, por ai dhe Laçi u dorëzuan përballë goditjeve të penalltive dhe Kupa mbërriti në Kukës.

Italiani ka pasur eksperienca dhe në futbollin maltez dhe atë australian. Tashmë ai rikthehet në Itali ku do drejtojë ekipin e Komos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online