Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Venezuelës dhe Perusë, sfidë e vlefshme për raundin e parë të Copa America në Grupin A. Ndeshja e parë në këtë grup u luajt mes Brazilit dhe Bolivisë, me “Seleçao” që triumfuan pastër 3-0 dhe që morën kreun e grupit.
Ndërsa pak minuta më parë, u mbyll dhe takimi mes Venezuelës dhe Perusë, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Gjithçka mes dy skuadrave ishte e barabartë, që nga qarkullimi i topit 50%-50%, deri te gjuajtjet në kuadrat, nga pesë për secilën skuadër. Megjithatë, goli mungoi.
Në fundin e takimit, pati dhe tension në fushën e lojës. Futbollisti i Venezuelës, Mago, u ndëshkua me karton të kuq, duke u pezulluar për takimin pasardhës. Pas raundit të parë, Brazili është në krye të grupit A, me 3 pikë, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë është për Venezuelën e Perunë, me nga një pikë, ndërsa Bolivia renditet e fundit me 0 pikë dhe -3 golavarazh.
Copa America
Venezuela – Peru 0-0