Pol Pogba e cilësoi një ëndërr rikthimin në Mançester, kur la Juventusin për t’u kthyer në Angli.
Megjithatë, duket se martesa e lumtur është futur sërish në krizë. Kështu raporton L’Equipe, e përditshmja franceze që zakonisht ka informacion shumë të saktë.
Pogba u zëvendësua menjëherë pas golit të pësuar javën e shkuar në Njukasëll dhe ka mbetur shumë i pakënaqur, duke debatuar me Zhoze Murinjon. Objekt debati ka qenë edhe pozicioni në fushë i mesfushorit, i cili kërkon të luajë në një mesfushë me 3 lojtarë, jo me dy me qendër si tani. Përveç kësaj, Pogba kërkon të luajë në një pozicion më të avancuar, në sulm.
Ndërkaq, edhe Mino Raiola duket se po i nxit këto fërkime, sepse Aleksis Sançez ka firmosur me një pagë goxha të lartë dhe Raiola kërkon që edhe Pogba të paguhet po aq sa sulmuesi kilian.